Telegrafi

Adobe – ristrukturim dhe largime nga puna

Gjithashtu, nga Adobe kanë paralajmëruar se do të fokusohen në fushat në të cilat janë më të fuqishmit – në mediat digjitale dhe marketingun. Ristrukturimi do ta kushtoj kompaninë në mes 87 dhe 94 milion dollarë, ndërsa do të mundësoj rreshtimin e resurseve në dy fushat t përmendura. Gjithashtu, në çmimin e ristrukturimit hyjnë edhe 750 të punësuar që të largohen, e me largime pritet të fillohet së shpejti.

Kompania do të vazhdoj të investoj në produktet e veta siç janë Dreamweaver, Adobe Edge, PhoneGap, Creative Suite dhe Flash, ndërsa është paralajmëruar edhe investimi në fushat që janë në rritje – retë, si dhe segmentin social dhe atë mobil. /Telegrafi/