Telegrafi

Adobe heq dorë nga Flashi mobil

“HTML5 tashmë ka përkrahjen universale në pjesën më të madhe të pajisjeve mobile, e në disa raste ai i është i vetmi opsion i përkrahur. Kjo e bën HTML5 zgjidhjen më të mirë për krijimin dhe distribucionin e përmbajtjeve në të gjitha platformat mobile”, tha në blog Dany Vinokar, zëvendëspresidenti i Adobe.

Këtë vendim shumë njerëz do ta komentojnë se fitim moral i Apple, pajisjet mobile të të cilit përndryshe nuk e përkrahin Flashin, duke e konsideruar këtë teknologji si me kërkesa shumë të larta dhe si teknologji aspak të qëndrueshme, ndërsa pikërisht konkurrentët gjatë prezantimit të pajisjeve të veta përkrahjen për Flash e ceknin si një nga avantazhet konkurruese që shfrytëzuesve ua ofron “web përvojën e plotë”. /Telegrafi/