Telegrafi

Adnan Merovci ri-zgjidhet kryetar i KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 09 prill, ka ri-zgjedhur Adnan Merovcin për kryetar të KPM-së edhe për një mandat tjetër.

Merovci ka lindur në Vushtrri më 1956. Ai është i diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës.

Pas diplomimit për 10 vite deri në vitin 1990 ka punuar në Bankën e Bashkuar të Kosovës (BANKOS). Nga viti 1990, ka qenë udhëheqës i Protokolit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova deri në vitin 2000.

Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Drejtor i Postave të Kosovës, ndërsa më pas Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së nga viti 2003 deri në 2006.

Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Post Telekomit të Kosovës.

Në vazhdim ka drejtuar disa ndërmarrje kosovare që kanë vepruar në partneritet me firma të huaja në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm. Është i martuar, baba i 4 fëmijëve.