Pesë nga shtatë anëtarët sa duhet të ketë Komisioni i KPM-së, bënë zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të KPM-së me mandate dyvjeçar. Me pesë vota, kryetar i Komisionit të KPM-së u zgjodh Adnan Merovci.
Merovici ka lindur në Vushtrri më 1956. Është i diplomuar në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë udhëheqës i protokollit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë viteve ’90 dhe deri më 2000.
Gjatë viteve 2002-2003 ka qenë drejtor i postave të Kosovës, ndërsa më pas Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së. Më pas ka drejtuar disa ndërmarrje kosovare që kanë vepruar në partneritet me firma të huaja, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm.
Është i martuar, baba i katër fëmijëve. Nga gjuhët e huaja flet gjuhën angleze, gjuhën serbe dhe atë turke. /RTK/Telegrafi/