Telegrafi

Adnan Januzajn mund ta zëvendësojë një tjetër shqiptar te Real Sociedadi

Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi me të përfunduar ky edicion.

Anësori shqiptar me pasaportë belge duket se po kërkon një tjetër aventurë, derisa kontrata i skadon në fund të sezonit.

Andaj, sipas asaj që raporton ElGolDigital, Januzaj mund të zëvendësohet nga një tjetër lojtar shqiptar, Enis Bardhi.

Vetëm nëse ndodhë një mrekulli, Levante mund t’i shpëtojë rënies në La Liga 2, dhe kjo mund të bëjë që reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut të largohet.

Në anën tjetër, Sociedadi po mundohet të bind Januzajn që të rinovojë kontratën, mirëpo bisedimet nuk janë në rrugën e duhur.

Nëse anësori vendosë të largohet, atëherë Bardhi mund të jetë zëvendësuesi i tij. /Telegrafi/