Site icon Telegrafi

Adnan Januzaj shënon dy gola dhe një asistim në turpërimin që Basaksehir po ia bën Giresunsporit

Basaksehir e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 4-0 si mysafir i Giresunspor, në duelin që po luhet në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Turqisë.

Llogarinë e golave për Basaksehirin e hapi Adnan Januzaj në minutën e 16-të, duke frymëzuar bashkëlojtarët e tij për një start të lehtë.

Goli i dytë i ekipit turk erdhi në minutën e 25-të, kur Figueiredo u asistua prej Szysz.

Januzaj ia doli që pas dhjetë minutave nga goli i dytë, të shënonte të tretin për Basaksehirin dhe të dytin personal në këtë sfidë.

Për 4-0 u përkujdes Figueiredo, që realizoi në minutën e 45+2-të, me një asistim të Januzajt.

Këto janë golat e para për Januzajn në ligën turke, po ashtu edhe asistimi i tij i parë, gjersa është i huazuar nga Sevilla deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootColic/status/1650504941302161411

https://twitter.com/FootColic/status/1650507253546459140

 

Exit mobile version