“Ekskluzivitet i Lartë. Adnan Januzaj flet për herë të parë për një media botërore. Dhe në Shqip. Në Interaktiv”, ka shkruar Rexha në Facebook.
Intervista e cila do të transmetohet nesër nga ora 23:00 në Interaktiv në pika të shkurtra do ketë:
Adnan Januzaj do të flas përgjithësisht më shumë rreth përkushtimit të tij për të qëndruar te Manchester United.
Ndërsa rreth kombëtares do të flasë më shumë babai i tij Abedini i cili do të zbuloj për “Interaktiv” mundësitë se ku do të luaj djali i tij më parë.
Adnan Januzaj pritet që të zbuloj shumë të fshehta të tij të cilat deri më tani nuk i ka ditur askush.
Kosovari që do të përgjigjet në të gjitha pyetjet në gjuhën shqipe.
Për më shumë ndiqeni Interaktivin me Xhemajl Rexhën në KTV nesër nga Ora 23:00. /Zëri/Telegrafi/