Telegrafi

Adnan Januzaj ndryshon agjent dhe paralajmëron ndryshim edhe të klubit

Adnan Januzaj do të largohet nga Sevilla gjatë afatit kalimtar dimërorë.

Sulmuesi kosovar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Diego Alonso dhe largimi në janar duket i pashmangshëm.

28-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm një ndeshje duke qëndruar në fushë për vetëm 25 minuta.

Lexo po ashtu Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

Në përpjekje për të rigjallëruar karrierën e tij dhe për të kërkuar një ekip të ri që do t’i ofrojë mundësi, Adnan Januzaj ka vendosur të ndryshojë agjencinë e tij përfaqësuese.

Sipas raportimeve nga Besoccer Sevilla , futbollisti i ka dhënë fund lidhjes me Rafaela Pimenta, agjentja që trashëgoi kompaninë e Mino Raiolës dhe i është bashkuar Promoesport.

Lexo po ashtu Nuk është në planet e Sevillës, Januzaj po rikthehet në Turqi

Kjo lëvizje strategjike e Januzajt është që me agjentët e ri të punojnë për t’i gjetur një skuadër në afatin kalimtar të janarit.

Nuk përjashtohet mundësia e një rikthimit të tij në Ligën Premier, ku Evertoni ka shprehur interesim për të. /Telegrafi/