Site icon Telegrafi

Adnan Januzaj bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Futbollisti i njohur shqiptar që luan për Kombëtaren e Belgjikës, Adnan Januzaj, së fundmi është kthyer në Kosovë.

Teksa është takuar me familjarët dhe njerëzit e tij të afërt në vendlindje, Januzaj nuk ka hezituar të bëjë vizita edhe në disa prej vendeve më historike të Kosovës.

Lexo po ashtu Adnan Januzaj takohet me reperin Capital T

Gjatë ditës së premte, futbollisti shqiptar vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqej teksa bënte homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Foto: Adnan Januzaj/InstaStory

Ai kishte shkruar “Respekt” në mbishkrimin e fotografisë, teksa në një imazh tjetër është fotografuar në shiritin ku citoheshin fjalët: “Jemi gjaku që ndjejmë në vena, jemi fryma që ne gëzojmë”.

Foto: Adnan Januzaj/InstaStory

Përndryshe Adnan Januzaj është i lindur dhe rritur në Bruksel të Belgjikës, por pavarësisht kësaj është shumë i lidhur me rrënjët e tij, Kosovën. /Telegrafi/

Adnan Januzaj (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version