Adnan Januzaj është shumë afër që të rikthehet në Ligën Premier, pasi po kërkohet nga dy skuadra angleze.
Ish-anëtari i Manchester United ka zgjuar interesimin e skuadrave si Brightoni dhe Southamptoni, sipas asaj që raporton mediumi belg HLN.
Lojtari 25-vjeçar thuhet se nuk është më në planet e Real Sociedadit dhe rikthimi i tij në ligën angleze është i mundur.
Istogasi mund të kalojë në njërën prej skuadrave angleze për shumën e 25 milionë eurove.
Në afatet e kaluara, Milani dhe Roma kishin tentuar transferimin e lojtarit shqiptar, mirëpo skuadra spanjolle kishte refuzuar ofertën e tyre.
Në atë kohë, Sociedadi kërkonte rreth 60 milionë euro, derisa tani është e gatshme të shesë lojtarin në shumën e lartë cekur. /Telegrafi/