Telegrafi

Adnan Gjinaj, shqiptari i pistave të Milanos

Shqiptari me prejardhje nga Ulqini qe një kohë është pjesë e botës së modës, duke u bërë një nga modelët më të kërkuar.

Adnani së fundmi ka qenë pjesëmarrës në javën e modës në Milano, ku ka sfiluar për markat si Burberry, Misioni, Canali, Prada e shumë tjera.

Përveç këtyre paraqitjeve, Adnani ka sfiluar edhe për firmat më të mëdha në botë si Lanvin, YSL, Marc Jacobs, Kenzo, Moschino, DKNY, Cerruti etj, dhe ka qenë në kopertinat e shumë revistave botërore si Vogue, Bazar, GQ, Dazed and Confused, Hero.

Krenar që është shqiptar, Adnani shpesh në paraqitjet e tij, shfaq simbolin e shqiponjës dy krerësh, duke e zbuluar me krenari prejardhjen e tij.

Shqiptari për momentin është nën menaxhimin e disa prej agjencive botërore si “Ford”, “Wilhemina”, “Scoop” dhe “FM”. /Telegrafi/