Site icon Telegrafi

Adnan Blaku sonte sjellë shoun “Babi jem Supermen”

Sonte në ora 21:15 në TV21 do të filloj show më i ri Babi jem Supermen, në garë janë tri familje nga Prishtina, Klina dhe Vushtrria të cilët do të garojnë në mesë veti.

Në fakt, secili Baba me fëmijën e vetë dhe dy ekipet fituese nga kjo garë marrin mundësin për të vazhduar garen dhe i afrohen finales së madhe për të fituar dhuratën në vlerë prej pesëmijë euro.

Ky show familjar, modern, atraktiv, interesant shumë shpejt u bë i pëlqyer prej familjeve shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, tani shikuesit e kanë mundësinë të relaksohen para ekranit duke u argëtuar.

Adnan Blaku, moderatori i këtij show ka arritur që shikuesit të i argëtojë me humorin e tij dhe po sjellë në treg një model të ri moderimi ku janë bërë bashkë moderimi profesional dhe i humorit.

Kjo mban një balancë në mes seriozitetit dhe humorit duke krijuar një atmosferë shumë relaksuese për mysafiret të cilët për herë të parë.

Show televiziv ka dhënë mesazhe edukative përmes humorit dhe ka motivuar fëmijët për talentin e tyre drejtë sukeseve të mëdha në jetë.

Mos harroni sonte 21:15 ne TV21 në garë tri familje nga Prishtina, Vushtrria dhe Klina.

Exit mobile version