Site icon Telegrafi

Adnan Bilalli zgjidhet kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës

Adnan Bilalli nga PDSH-ja është zgjedhur për kryetar të këshillit të komunës së Tetovës me 15 vota ”për” dhe 9 vota ”kundër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

AIM bën të ditur se kandidatura e tij u mbështet nga BDI, LSDM dhe PDT përfshi votat edhe të PDSH-së, kurse Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët ishte kundër.

Këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së e bojkotuan seancën në shenjë revolte për arrestimin e 37 personave që akuzohen për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Këshilli i Tetovës numëron 31 anëtarë, ndërkaq Besa dhe APSH-ja deklaruan se 15 vota nuk mjaftojnë për një zgjedhje legale të kryetarit të këshillit./Telegrafi/

Exit mobile version