Site icon Telegrafi

ADN-ja e njëjtë shpëton binjakët identikë nga varja

R. Sathis Raj e Sabarish Raj, binjakë të moshës 27-vjeçare, janë akuzuar për shitje të kanabisit dhe opiumit në vitin 2003.

“Ky është një rast shumë unik. As me analizë të ADN-së nuk kemi mundur të zbulojmë se cili prej tyre është fajtor”, ka thënë gjykatësi Zaharah Ibrahim.

Policia kishte kapur njërin prej binjakëve i cili po voziste një automjet përplot më drogë para shtëpisë së tij në Kuala Lumpur. Pasi që e kishin arrestuar të parin, ishte paraqitur edhe i dyti, të cilin e kishin arrestuar po ashtu.

Gjykatësi ka thënë se ekziston dyshim i arsyetuar sepse nuk e dinë se cilin e kanë arrestuar të parin. Vëllezërit kanë qarë nga gëzimi dhe janë përqafuar me anëtarët e familjes së tyre kur kanë dëgjuar vendimin për lëshimin e tyre në liri.

Exit mobile version