Konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha përgjatë një periudhe të gjatë kohore mund të shkaktojë dëme në disa pjesë të trupit, duke i përfshirë edhe sytë.
Si rezultat i kësaj, shumica e admiruesve të alkoolit përjetojnë probleme shëndetësore të syve, transmeton Telegrafi.
Alkooli ndikon direkt në tru, gjë e cila shpin në probleme neulogjike, duke filluar nga problemet me ecje e deri te belbëzimi.
Alkooli gjithashtu i dëmton edhe muskujt e syve dhe mundet që t’i dëmtojë përjetësisht nervat optik të cilat i bartin informacionet nga sytë deri te truri.
Gjithashtu edhe humbja komplete e shikimit apo verbëria mund të shkakthet si pasojë e abuzimit me alkool. /Telegrafi/