Një fanse Kidës ka shprehur admirimin e saj për këngëtaren duke shkruar qindra herë emrin e saj nëpër këmbë.
Në një tjetër fotografi të publikuar në Instagram te faqja me emrin “Kida is my everything” shihet një dorë e një fanseje që e ka të shkruar emrin e Kidës.
Ky nuk është veprimi i vetëm që kanë bërë fansat për të shprehur admirimin ndaj këngëtares.
Muaj më parë ishin publikuar disa imazhe , në të cilat shiheshin fansat duke gërvishtur emrin e saj nëpër krah dhe këmbë.
Kjo kishte detyruar Orhidea Latifin që të reagonte duke kërkuar nga fansat e saj që të mos bëjnë veprimet të tilla.