Telegrafi

Admirim Aliti: Pas agresionit rus në Ukrainë edhe Maqedonia është cak i hakerëve

Ministri i derisotëm për Shoqëri Informative dhe Administratë, Admirim Aliti për temën e sigurinë dhe luftën kibernetike, tha se pas agresionit rus ndaj Ukrainës cak i sulmeve kiberetike janë edhe shtetet tjera.

Mes tyre, sipas Alitit, pre e hakerave është edhe Maqedonia e Veriut.

Aliti në në emisionin “Klan Debat”, tha se mungesa e komunikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore ka ndikuar negativisht në këtë luftë.

“Ne kemi raste të shumta, kur ndodh sulmi kibernetik, institucioni e di këtë, e rregullon këtë për institucionin evet, por nuk informon asnjë institucion tjetër në shtet”, tha Aliti.