Site icon Telegrafi

Admirali i SHBA-ve inkurajohet nga “sinjalet” e Kinës për Korenë Veriore

Komandanti suprem i SHBA-ve në rajonin aziatiko-pacifik, admirali Hari Haris, deklaroi të mërkurën se është i inkurajuar me “sinjalet” nga Kina, se ky vend do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit “të sjelljes” së Koresë Veriore.

“Jam i inkurajuar. Besoj se lideri veri-korean Kim Jong Un ka vërejtur se ekziston ndryshim në lidhje me Kinën dhe vlerësoj se kjo është me rëndësi”, tha Haris gjatë dëshmisë para Komitetit për shërbime të armatosura të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-ve.

Exit mobile version