Vendosja e taksës prej 100 për qind nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përveç që ka bllokuar këto dy vende ajo ka alarmuar edhe NATO-n.
Admirali James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, të mërkurën në ndërrimin e komandës së KFOR-it në Kosovë, pasi ka komentuar zhvillimet e fundit në komunat në veri të vendit ka folur edhe për taksën e Kosovës për prodhimet serbe.
“Tarifa e vendosur 100% nga Kosova për mallrat e Serbisë rrezikon që ta izoloj Kosovën”, ka thënë Admirali Foggo.
Ndryshe, më 21 nëntor qeveria e Kosovës kishte rritur taksën nga 10 në 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si shenjë ndëshkimi për fushatat dëmtuese të Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe barrierat për prodhimet “Made in Kosova. /Telegrafi/