Komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-së në Napoli, admirali James Foggo, gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Blic”, ka folur për situatën në Kosovë, dialogun ndërmjet palëve të përfshira në Bruksel si dhe të ardhmen e rajonit në përgjithësi.
I pyetur për fazën finale të dialogut mes dy presidentëve dhe spekulimet e mundshme për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë, admirali Foggo ka deklaruar se pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe se liderët në Prishtinë e Beograd kanë vepruar ashtu siq kishte shpresuar ai, transmeton Telegrafi.
“Kjo është temë mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe ka një përpjekje që në kuadër të dialogut në shtator të zgjerohet diskutimi në BE, dhe pres t’i dëgjojë se cilat janë planet e dy presidentëve Thaçi e Vuçiq”, ka shtuar Foggo.
KFOR-i është pjesë e NATO dhe është shumë e fuqishme, një forcë prej 4 mijë trupave, dhe mandati jonë është të reagojmë si instanca e tretë, pas forcave policore të Kosovës, mandej EULEX dhe ne në fund, që është e rregulluar sipas rezolutës 1244 të KS të OKB-së që ne të ofrojmë siguri, ambient të qetë dhe lëvizje të lirë.
Ndryshe ai ka folur edhe për ndikimin e shtetit rus në rajon, duke përmendur përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e brendshme ët Malit të Zi, duke penguar anëtarësimin e saj në NATO.
“Mirë është që Rusia t’i lë vendet demokratike të vendosin vetë”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/