Admirali amerikan James Foggo sot do të qëndrojë për një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Për shefin e Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli do të organizohet edhe një ceremoni pritjeje.
Më pas, Foggo do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha.
Po ashtu, është paralajmëruar edhe një takim i ushtarakut amerikan me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. /Telegrafi/