Telegrafi

Admir Mehmedi flet për ndeshjen Shqipëri-Zvicër

Admir Mehmedi e ka cilësuar si shumë të vështirë përballjen me Shqipërinë në Euro 2016 Zvicra e shqiptarëve gjendet në Grupin A në Euro 2016, së bashku me Francën, Rumaninë dhe Shqipërinë.

Kombëtarja shqiptare do ta nisë aventurën në Euro 2016 pikërisht ndaj Zvicrës së shqiptarëve, ndeshej të cilën e ka cilësuar si shumë të vështirë shqiptari, Admir Mehmedi.

“Kjo ishte një shenjë se kundër Shqipërisë na pret një ndeshje e vështirë. Nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj tyre, duhet të jemi gati”, ka deklaruar Mehmedi për ‘20min.ch’ pas miqësores me Moldavinë ku shënoi golin e fitores në minutën e 75’të, pasi deri në atë kohë rezultati ishte 1-1.

Golin e parë e kishte shënuar Blerim Xhemaili.