Skandali me administratoren e kopshtit “Diren” duket se po thellohet edhe më tej. Anjeza Shabani, që u la në burg sot nga gjykata, akuzohet edhe për dhunimin e të paktën dy fëmijëve të tjerë.
Kështu, burime të “Panoramës” brenda grupit hetimor të çështjes, konfirmojnë në mënyrë jozyrtare se ndaj 32-vjeçares ish-gazetare e emisionit “Alarm” janë bërë dy kallëzime të reja nga dy prindër të tjerë që dërgonin fëmijët në këtë kopsht.
Sipas kallëzimeve, prindërit pretendojnë se Shabani ka rrahur keq fëmijët e tyre, shkruan Lapsi.