Site icon Telegrafi

Administratorët që kanë marrë rroga pa punë nga 1 qershori do të fillojnë me punë

90 për qind e 958 administratorëve të punësuar nga Marrëveshja e Ohrit, kanë nënshkruar vendim që të vendosen në vende pune në institucionet shtetërore, ndërsa të tjerët këtë duhet ta bëjnë të martë.

Qeveria akoma nuk bën të ditur nëse të gjithë administratorët kanë pranuar të punësohen, ndërsa pritet që faza e parë e procesit të sistemimit të atyre që kanë marrë rroga pa punë të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendi i punës është në bazë të shpalljes kur janë pranuar, tani ndryshon vetëm institucioni. Nga Sekretariati janë sistemuar në institucione tjera”, tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha.

Plani i qeverisë tregon se top 6 institucionet që do të punësojnë numrin më të madh të administratorëve janë Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Drejtoria e Doganave, Spitali Klinik i Tetovës, Drejtoria për Menaxhim me Librat Amë dhe Prokurori Themelore Publike./Telegrafi/

Exit mobile version