Një pjesë e qytetarëve të cilët protestuan sot jashtë selisë së Bashkimit Evropian në Shkup vlerësojnë se nuk ka asgjë të keqe ta braktisësh vendin e punës, për të marrë pjesë në protestën e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”.
Ata për Alsat-M thanë se për ta mbrojtur Maqedoninë do të bëjnë gjithçka. Disa nga pjesëmarrësit pranuan se kishin lënë vendet e punës për të qenë në protestë, por nuk treguan se ku ishin të punësuar. Sipas informatave jozyrtare, disa institucione publike do t’i lirojnë punonjësit e tyre, për t’iu bashkuar protestës.
“Më e rëndësishme është puna ose shteti? Pse bën pyetje të tilla provokuese? Dola nga puna, do të dal nga puna, edhe nga spitali për këtë gjë. Tani po humbet shteti. Punë mund të gjesh. Ta kesh të qartë edhe ti”, u shpreh një qytetar para kamerës së Alsat-M./Telegrafi/