Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri me bashkëpunëtor, ka filluar takimin dy ditore në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë
Përfaqësuesit e ATK-së janë pritur nga drejtoresha e Përgjithshme e Administratës së të Hyrave në Maqedonisë, Sanja Kukarevska dhe ekipi i saj.
Në takim, u diskutua për zhvillimet e fundit në dy administratat tatimore, si dhe bashkëpunimin deri më tani.
Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në trajtimin e çështjeve specifike tatimore, të cilat priten që të fuqizojnë kapacitetet operacionale.
Gjithashtu, në takim u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy administratave në pajtimin e një draft memorandumi të bashkëpunimit, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti.
Memorandumi i bashkëpunimit do të mundësojë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave, bartjen e njohurive dhe praktikave të mira, të cilat ndikojnë në ngritjen e përmbushjes vullnetare dhe luftimin e evazionit tatimor. /Telegrafi/