Site icon Telegrafi

Administrata Tatimore përfundon procesin e seminareve me tatimpagues

Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim të informimit të tatimpaguesve për trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore, si dhe ndryshimet në Ligjin për Tatim në të Ardhurat e Korporatave ka realizuar seminare për tatimpagues në të gjitha regjionet e saj, si në Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Gjilan, Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

Sipas ATK-së, pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për trajtimin tatimor si dhe u njoftuan për projektin e fundit të ATK-së, lidhur me përmirësimin e përmbushjes tatimore në sektorin e ndërtimtarisë.

“Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar. Në këto seminare numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar. Materiali i prezantuar në këto seminare është i publikuar në ueb-faqen e ATK-së te linku Multimedia – Materiale & Prezantime“, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version