Site icon Telegrafi

Administrata Tatimore: Për 10 muaj realizuam mbi 500 milionë euro të hyra

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka mbledhur 512.5 milionë euro tatime për periudhën janar-tetor të vitit 2021.

Sipas ATK-së këto të hyra tejkalojnë projeksionet e planifikuara, duke shënuar rritje për 31.3 për qind.

“Janë 512.5 milionë euro tatime të mbledhura për periudhën janar-tetor 2021, të hyra këto të cilat tejkalojnë projeksionet e planifikuara për këtë periudhë kalendarike, duke shënuar rritje për 122.1 milionë euro apo 31.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, nëse i referohemi planit kemi rritje të inkasimit për 40.2 milionë euro apo 8.5 për qind. Sipas këtij trendi ATK pret që deri në fund të këtij viti të tejkaloj totalin e projeksionin për 2021”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version