Telegrafi

Administrata publike në Rumani në pushim të detyrueshëm

Siç sqaroi ministri rumun i Financave, George Podea, kjo masë duhet të përmbushet me qëllim që të plotësohen kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), me qëllim që të zvogëlohen shpenzimet shtetërore.

Krahas kësaj, Rumania gjatë vitit të ardhshëm me siguri do të jetë e detyruar të pezullojë 150.000 vende pune në sektorin shtetëror.

Këto plane shkaktuan një valë protestash masive dhe grevash të sektorit shtetëror në Rumani, e cila është mbështetur nga punëtorët e arsimit dhe policia.

Nëse Bukureshti nuk i plotëson kërkesat e FMN-së për reduktim drastik të shpenzimeve shtetërore, do t`i bllokohet ndihma e paralajmëruar prej 20 miliardë eurove