Në konferencën e sotme për shtyp, Sindikata e administratës gjyqësore ka bërë të ditur se nesër do të ketë përsëri protestë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata kërkojnë rritje të rrogave për 30%, ashtu siç ndodhi me gjykatësit. Të habitur me sjelljen injoruese të ministrit për drejtësi, sindikalistët paralajmërojnë se do të kërkojnë dorëheqjen e tij, nëse nuk do të takohet me sindikalistët./Telegrafi/