Administrata gjyqësore do të dalë në grevë tre ditore, për shkak të pakënaqësisë së sjelljes së Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe ndërprerjes së bisedimeve rreth vendimeve të fundit ligjore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Greva do të organizohen më datë 23, 24 dhe 25 mars dhe do të shtrihet në të gjitha gjyqet e vendit, kurse më 25 mars do të ketë protestë të përgjithshme.
Më herët administrata gjyqësore mbajti grevë paralajmëruese me të cilën shprehën pakënaqësinë e tyre me disa vendime të Ligjit për Administratë dhe Ligjit për shërbime gjyqësore, duke i vlerësuar si të pafavorshme për administratën gjyqësore./Telegrafi/