Telegrafi

Administrata gjyqësore në RMV në protesta, kërkojnë rritje për 78% të pagës minimale

Administrata gjyqësore nga Gjykata Themelore Penale dhe Gjykata Themelore Civile sot përsëri protestoi, pasi u ishte thënë se nuk është paraparë rritje më e madhe se 10 për qind për ta. Përfaqësues të sindikatave të administratës gjyqësore sot në deklaratë për mediat gjatë protestave para Ministrisë së Financave theksuan se tani kërkojnë rritje prej 78 për qind të pagës minimale dhe 35 për qind për shtesa të nëpunësve gjyqësorë. Ata gjithashtu informuan se prej nesër do të përfshihen edhe nëpunësit nga gjykatat e tjera.

Kryetarja e bordit grevist të Gjykatës Themelore Penale, Jasmina Veliçkova, në deklaratë për mediat theksoi se në vendimin e djeshëm për tu përfshirë në grevë të këtyre dy gjykatave prej nesër do të përfshihen të gjitha gjykatat e tjera.

“Kërkesat e bordit grevist janë: Rritja e pagës në shërbimin gjyqësor prej 78 për qind të pagës minimale në shërbimin gjyqësor dhe 35 për qind shtesa të pagës për nëpunësit gjyqësorë”, theksoi Veliçkova.

Ajo gjithashtu theksoi se gjatë pesë viteve të kaluara nuk ka pasur rritje të pagave për nëpunësit gjyqësorë.

Gjatë kohës së grevës gjyqësori do të punojë vetëm në raste për të huaj, për lëndë arresti dhe gjatë masës kohore në Gjykatën Civile, ndërsa nuk do të punojë në asnjë lëndë tjetër.