Pas paralajmërimeve të mëhershme për grevë të administratës së gjyqësorit, sindikata është ulur në tavolinën e bisedimeve me ministrin për drejtësi dhe përfaqësuesve të këshillit gjyqësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim është formuar grupi i punës, ndërkaq kërkesa bazë është ndryshimi në Ligjin për shërbime gjyqësore që është pranuar nga përfaqësues të qeverisë dhe të këshillit dhe se palët kanë ra dakord që teksti i Ligjit të ripërgatitet, mirëpo puna ka ngecur, ashtu edhe rezultatet.
Për shkak të këtij qëndrimi injorues të qeverisë, sindikata ka vendosur për një grevë tre ditore, kurse në ditën e fundit të dalin në rrugë. Ata thonë se një orë nga orari i punës do të kalojë duke protestuar në korridoret e gjykatave, ose në ndonjë hapësirë të veçantë, ndërkaq për hapat e mëtutjeshëm do të vendoset më pastaj.
Kërkesa kryesor e sindikatës është respektimi i marrëveshjes për rritje të rrogave dhe kushteve më të mira të punës./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Administrata gjyqësore e Maqedonisë paralajmëron grevë