Site icon Telegrafi

Administrata gjyqësore kërkon plotësimin e kërkesave të saj nga qeveria e ardhshme

Sindikata e punëtorëve të administratës, institucioneve gjyqësore dhe shoqata e qytetarëve, si edhe Shoqata e administratës gjyqësore kërkojnë që në 100 ditët e para të qeverisë së re të plotësohen kërkesat e tyre për ndryshimin e Ligjit për shërbime gjyqësore, rritje të rrogave, pagesa e rritjes 5% dhe kthimin e orarit të vjetër nga 7:30 e deri më 15:30, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, atëherë sindikatat dhe shoqatat e lartëpërmendura do të vazhdojnë me grevën.

Ndryshe administrata gjyqësore mbajti tre ditë grevë në muajin mars, duke i drejtuar kërkesat te Ministria e drejtësisë dhe ajo e shoqërisë informatike dhe administratës./Telegrafi

Exit mobile version