Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence njoftoi të shtunën kufizime të reja të udhëtimit në përgjigje të përhapjes së coronavirusit.
Pence njoftoi më shumë kufizime në udhëtimet nga Irani. Pence tha se administrata, përmes Departamentit të Shtetit të SHBA-së, do të rrisë këshillimin e udhëtimit për Italinë dhe Korenë e Jugut në nivelin 4 – nivelin më të lartë, duke këshilluar amerikanët të mos udhëtojnë në rajone specifike në ato vende, transmeton Telegrafi.
“Ne po u bëjmë thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në zonat në Itali dhe zonat në Korenë e Jugut që preken më shumë nga coronavirusi”, tha Pence.
Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha se qëllimi është që të ulet udhëtimi në dhe nga zonat më të ndikuara në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e virusit. /Telegrafi/