Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë në Maqedoni ka publikuar raportin më të ri për të punësuarit në sektorin publik. Sipas këtij raporti ka gjithsej 129.653 të punësuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë askush nuk e din saktë se sa persona marrin rrogë ose honorarë nga shteti pasi në këtë numër nuk përfshihen zyrtarët, të punësuarit në kompani me pronësi shtetërore si dhe qytetarët e angazhuar me kontratë në vepër. Më shumë të punësuar ka në veprimtarinë e arsimit dhe shëndetësisë.
Ndryshe numri i shqiptarëve në administratë është 21.279 ose çdo i pesti në sektorin publik është shqiptar. Përqindja sillet varësisht nga institucioni dhe sektori. Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska, mban qëndrimin se trendi është pozitiv dhe se përfaqësimi i drejtë çdo vit po rritet./Telegrafi/