Për shkak se afati i fundit ligjor për dorëzimin e elaborateve gjeodezike për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje përfundon me datën 31 Dhjetor – 2016, Komuna e Gostivarit solli vendim që administrata komunale të punojë edhe gjatë ditës së shtunë, me qëllim që tu dilet në ndihmë të gjithë qytetarëve që aplikuan për legalizimin e objekteve të tyre në afatin e parë të vitit 2011, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komuna e Gostivarit, siç njofton shërbimi për Informim i komunës, njofton aplikuesit që administrata do të punon nga ora 10:00 deri ora 20:00.
Sipas Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje në Republikën e Maqedonisë, të gjithë qytetarët që aplikuan në afatin e parë në vitin 2011, janë të obliguar që dokumentacionin ta kompletojnë me elaborate gjeodezik më së voni deri në dhjetorin e vitit 2016, njofton AIM.
Pas afatit ligjor, sipas Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, procedura do të ndërpritet dhe qytetarët do të humbin të drejtën për legalizimin e objekteve të tyre.
“Ftojmë qytetarët e Gostivarit të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të dorëzojnë elaboratet gjeodezike në afatin e paparë ligjor. Administrata e Komunës së Gostivarit, gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e komunës. /Telegrafi/