Lidhur me protestën e sotme të Sindikatës së Shërbimit Gjyqësor, Gjykata Themelore Penale Shkup njofton se Administrata e Gjykatës i përkrah plotësisht angazhimet dhe përpjekjet e Sindikatës së Shërbimit Gjyqësor në realizimin e të drejtave të tyre.
“Administrata e gjykatës mbështet plotësisht angazhimet dhe përpjekjet e Sindikatave të shërbimit gjyqësor në ushtrimin e të drejtave të tyre.
Zyrtarët e gjykatave janë një hallkë kyçe në zinxhirin e autoritetit gjyqësor dhe kanë një rol shtytës në realizimin e të drejtave të qytetarëve përpara proceseve gjyqësore. Për këtë arsye konsiderojmë se kërkesat e tyre janë të justifikuara dhe të nevojshme për funksionimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit gjyqësor”, thonë nga atje.
Nga atje shtojnë se gjatë protestës do të respektohen plotësisht detyrimet e gjykatës dhe nuk do të ketë shtyrje të rasteve urgjente dhe të paraburgimit, dhe të gjitha sportelet do të punojnë me zyrtarë kujdestarë për t’u takuar me palët në procedurë./Telegrafi/