Telegrafi

Administrata Bush parashikon nivel rekord të deficitit buxhetor

Në një raport për Kongresin, administrata e Presidentit Bush thotë se shpenzimet federale do t’i kalojnë të ardhurat prej 389 miliardë dollarësh për këtë vit dhe pritet që në vitin buxhetor 2009 të arrijnë shifrën rekord 482 miliardë dollarë.

Por, shifrat e dhëna nuk përfshijnë koston e operacioneve ushtarake në Irak dhe Afganistan.

Kur Presidenti Bush u zgjodh në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara kishin një suficit buxhetor prej 128 miliardë dollarësh.

Administrata parashikon se Shtetet e Bashkuara nuk do të bien në krizë ekonomike, ndërkohë që vazhdojnë ritme të ulëta të rritjes ekonomike, e cila këtë vit u rrit 1 presje 6 për qind.

Administrata thonë se parashikon që deficiti do të bjerë ndjeshëm pas vitit 2009, duke e kthyer vendin në rrugën ku synonte Presidenti Bush, për balancimin e buxhetit brenda vitit 2012.