Adisa Cacaj nga Deçani është vetëm 11 vjeçare dhe është diagnostikuar me sëmundjen Leokemi Akute.
Familja e saj ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të mundësohet grumbullimi i mjeteve financiare për shërimin e saj.
Përfaqësuesi i familjes, Dardan Ahmetaj ka thënë për Telegrafin se gjendja e saj gjatë ditës së mërkurë është përkeqësuar.
Ai tha se në aksionin për të mbledhur mjetet financiare është duke marrë pjesë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili edhe përmes një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë për Adisën.
“Të dashur qytetarë, Adisa Cacaj është diagnostifikuar me sëmundjen Leokemi Akute. Adisa ka nevojë për ndihmën e të gjithë shoqërisë, kontributin tuaj mund ta bëni përmes gjirollogarisë, poashtu edhe në qendër të qytetit, ku sot, kemi filluar të bëjmë grumbullimin e mjeteve financiare”, shkruan Ramosaj.
Më poshtë gjeni të dhënat, ku mund të kontribuoni për të ndihmuar 11-vjeçaren, Adisa Cacaj. /Telegrafi/