Site icon Telegrafi

Adil Rami thumbon keq Angel di Marian, pas deklaratave për Emiliano Martinez

Adil Rami po vazhdon të merret me lojtarët e Argjentinës, pas finales së Kampionatit Botëror, ku Franca u mposht me penallti 4-2, ndërsa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

Francezi po u del në mbrojtje bashkëkombësve të tij që nuk ia dolën të mbronin titullin e të qenit kampion botëror, por që dhuruan një finale për t’u mbajtur mend.

Reagime të mëdha pas finales ka ngjallur veprimi i portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez, që thumboi Kylian Mbappen, derisa mbante një foshnje kukull me fytyrën e tij.

Angel Di Maria kishte thënë se gardiani i Aston Villas është më i miri në botë, gjersa u tha francezëve që të shkonin diku tjetër të vajtonin humbjen e tyre.

“Ai është portieri më i mirë në botë. Shkoni vajtoni diku tjetër”, ishte deklarata e Di Marias.

Por, kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Ramisë, që i ka thënë atij se a mund ta ndihmojë se si është të jesh me lot në sy gjatë gjithë kohës.

“A mund të më mësosh Angel?”, ka thënë francezi, duke shpërndarë disa foto të argjentinasit në klubet ku ka luajtur dhe me lot në sy. /Telegrafi/

Exit mobile version