Site icon Telegrafi

Adil Rami ndëshkohet me dy kartonë të verdhë për dy sekonda (Video)

Mbrojtësi i Sevillas, Adil Rami, mund të jetë lojtari që është ndëshkuar më së shpejti në histori të futbollit me dy kartonë të verdhë.

30-vjeçari në fitoren e Sevillas me rezultat 4-1 ndaj Malas u detyrua të lë fushën në minutën e 60-të.

Gjyqtari e ndëshkoi ish-yllin e Milanit me karton të verdh për shkak të një faulli dhe pas një sekonde me një tjetër për shkak të protestës.

Pas kësaj fitore Sevilla renditet në vendin e dytë në tabelë me 33 pikë, katër më pak se Real Madridi, por Los Blancos kanë një lojë më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version