Pamela Anderson njoftoi dje se kishte ndërprerë romancën me futbollistin francez Adil Rami.
Aktorja hollivudiane nuk kishte zgjedhur fjalët në drejtim të së dashurit 18-vjet më të ri duke e akuzuar për tradhti, madje e quajti përbindësh që udhëhoqi një jetë të dyfishtë.
Tashmë ka reaguar lojtari i skuadrës së Olympique Marseille, i cili ka pohuar se asgjë nuk është e vërtetë.
“Pushimi kurrë nuk është i thjeshtë. Pamela është një person që e respektoj thellësisht. Mund të them me bindje të plotë se kam qenë i ndershëm. Dua ta kujtoj vetëm këtë gjë. Mendoj se nuk është dashur ta nxjerrin në publik jetën tonë intime, e cila histori na përket vetëm neve të dyve”, shkroi ai ndër tjerash në llogarinë personale në Instagram.
Mesazhin drejtuar biondinës së hollivudit, të cilin e kanë pëlqyer mbi 93 mijë ndjekës, e ka vazhduar duke thënë se nuk bën jetë të dyfishtë.
“Në këtë moment, unë dua të ndriçoj gjithçka. Në asnjë rast nuk kam bërë jetë të dyfishtë. Thjesht, jam i lidhur dhe kam prirje që ta ruaj në fshehtësi të plotë marrëdhënien me fëmijët e mi dhe me nënën e tyre Sidoni, të cilët e respektoj thellësisht, e cila gjë ka qenë transparente në marrëdhënien tonë. Dua qç paqja dhe qetësia të mbretëroj tek familjet dhe miqtë e mi. Madje edhe unë nëse lëndohem”, ka shkruar francezi.
Ndryshe, 61-vjeçarja e kishte akuzuar rëndë 33-vjeçarin duke thënë se gjatë gjithë kohës e kishte mashtruar dhe se nuk ka mundur t’ia fal. /Telegrafi/