Mediat angleze kanë zbuluar se marka e njohur e veshmbathjeve Adidas kishte refuzuar mundësinë e zgjatjes së partneritetit të tyre me Liverpoolin.
Sipas mediumit Liverpool Echo, në vitin 2012, Adidas refuzoi mundësinë për të zgjeruar marrëveshjen e tyre të fanellave me Reds .
Liverpooli nuk kishte arritur të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për herë të parë në 12 vitet e fundit dhe marka gjermane sportive pretendoi se vlerësimi i klubit për veten e tyre ishte i fryrë.
Një zyrtar kryesor ekzekutiv tha në atë kohë: “Hendeku midis performancës së tyre në terren dhe numrit që duhet të jetë nuk është në ekuilibër”.
“Atëherë ne thamë, ‘OK nuk do ta bëjmë’. Ky është fundi i tregimit”.
“E gjitha varet nga suksesi, përpjekja dhe popullariteti, ekspozimi në TV, të ardhurat që mund të gjeneroni me anë të mallrave”.
“E gjithë kjo duhet të bëhet në përputhje midis asaj që ofroni dhe asaj që merrni. Ne menduam se ajo që Liverpooli po kërkonte dhe ato që po dorëzonin nuk ishte në ekuilibrin e duhur”.
Përkundrazi, Liverpool arriti një marrëveshje me markën amerikane Ëarrior Sports me vlerë 25 milionë funte, duke thënë se Adidas nuk ishte në gjendje të realizonte apelin global të Reds.
Reds tani thuhet se kanë rënë dakord për një marrëveshje me firmën Nike me vlerë afër rekordit britanik prej 75 milionë funtesh, por pretendojnë se Neë Balance ka barazuar ofertën, duke shkaktuar një “klauzolë përputhëse” në kontratën e tyre. /Telegrafi/