Mesfushori kreativ i Arsenalit, Mesut Ozil, është vendosur të shohë kontratën e tij me kompaninë Adidas që nuk rinovohet.
Gazeta gjermane Bild raporton se Ozil, i cili është lojtari kryesor i Arsenalit me pagë prej 350 mijë funtesh në javë, nënshkroi me kompaninë gjermane të veshmbathjeve sportive në vitin 2013 kur ai ishte një lojtar i Real Madridit.
Marrëveshja shtatë vjeçare e Ozilit vlente rreth 22 milionë funte, pasi pa që ai të bënte një kalim të profilit të lartë nga Nike te rivalët e tyre më të mëdhenj.
Megjithatë, kompania gjermane nuk do të zgjasë marrëveshjen për 31-vjeçarin.
Ozil, ndryshe ka pasur shumë probleme politike gjatë fundit të vitit të kaluar dhe fillim të këtij vitit, duke e humbur disa marrëveshje të vogla sponsorimi. /Telegrafi/
Adidas won't be renewing their contract with Mesut Ozil this summer. Ozil's public image is said to be one of the major factors behind Adidas' decision, following a number of controversial incidents in recent years. [@BILD] pic.twitter.com/9yThwv4qGO
— Sash ~ (@ltarsenal) June 3, 2020