Site icon Telegrafi

Adidas projektoi atletet më të gjata në botë, ato janë vërtet të mëdha

Reperi nga Estonia Tommy Cash në bashkëpunim me Adidas ka dizajnuar atletet më të gjata në botë.

Cash ndau lajmin me 864,000 ndjekësit e tij në Instagram, dhe gjithashtu postoi një foto të tij të veshur me një model Adidas Superstar që është shumë e zgjatur.

“Kur i thashë Adidas se doja të bëja atlete më të gjata në botë, ata u mrekulluan. Por pesë muaj më vonë, ne jemi këtu”, shkroi ai në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Përveç që janë jashtëzakonisht të gjata, atletet vijnë me ngjyra të ndryshme, njëra është e bardhë dhe tjetra është e zezë.

Deri më tani, dihet që këto atlete janë një botim shumë i kufizuar dhe ata që duan t’i blejnë mund të regjistrohen përmes aplikacionit Adidas. /Telegrafi/

Exit mobile version