Telegrafi

Adidas ‘kolapson” pas kërkesave të shumta të fansave për fanellën e Messit në mbarë botën

Mos kërkoni sepse nuk ka më. Fanella e Argjentinës me emrin e Lionel Messit është shitur, ndërsa kompania Adidas, ka “kolapsuar” pas kërkesave të shumta.

Marca shkruan se fanellë të Messit me Argjentinën nuk mund të gjesh as në Buenos Aires, Madrid, Doha e Tokio.

Nuk ka rëndësi se çfarë madhësie, nga numri më i vogël e deri te numri më i madh, nuk ka mbetur asnjë fanellë e tij, shkruan tutje mediumi spanjoll.

Adidas shpjegon se është e pamundur brenda natës të rritet prodhimi për të zëvendësuar një produkt që e dinin se do të funksiononte shumë mirë, por jo aq sa për këtë kolaps mbarëbotëror në dyqane.

Marka gjermane po punon kundër kohës në mënyrë që, në rast se Argjentina shpallet kampione bote të dielën, fanella argjentinase dhe fanella e Messit mund të jenë të disponueshme sa më shpejt të jetë e mundur në pjesën më të madhe të botës. /Telegrafi/