Telegrafi

Adidas hedh poshtë kritikat për topin e Botërorit

Kompania gjermane e ka lansuar topin ‘Jabulani’ në dhjetor, i cili do të përdoret gjatë gjithë Kampionatit Botëror. Javëve të fundit, po ky top ishte kritikuar ashpër nga portierët e kombëtareve, e sidomos nga Iker Casillas që tejkaloi çdo kufi duke thënë se ‘Jabulani’ u ngjan topave të plazhit.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Adidas, Thomas van Schaik, ka hedhur mënjanë akuzat për topin. Ai tha se topi u testua gjatë gjithë kohës pas lansimit të tij, duke marrë pëlqimin e profesionistëve. Van Schaik kishte lëvduar më herët krijimin e topit, kur pohoi se ai është i vogël dhe i rëndë, duke lejuar saktësi maksimale, goditje perfekte dhe fluturim jashtëzakonisht stabil.

Futbollistët e sponsorizuar nga Adidas si Kaka, Michael Ballack dhe Frank Lampard, gjithashtu e kanë mbrojtur topin e Botërorit. /Telegrafi/