Site icon Telegrafi

Adi Krasta do të jetë prezantues i Festivalit në RTSH

Tashmë është mësuar emri që do ta prezantojë Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Dhe është pikërisht emri i mirënjohur, i cili e ka moderuar edhe më parë, prezantuesi Adi Krasta.

“Po bashkëpunoj me Pali Kuken. Duam të bëjmë një festival të mirë, me të ftuar të veçantë. Do ta prezantoj festivalin me shumë njerëz”, u shpreh Krasta gjatë intervistës në Studio e hapur.

(Foto: Adi Krasta/Facebook)

Si një nga emrat kryesorë të festivalit të fundvitit në TVSH, ai i ka bërë ftesë Eni Vasilit për të prezantuar një prej këngëve.

“Do të kemi shumë të ftuar këtë vit dhe një ndër ta do doja të ishe edhe ti për të prezantuar një nga këngët e festivalit”, ka theksuar ai.

Prezantuesi i njohur ka treguar se si e imagjinonte Enin duke zbritur nga shkallët në skenë, veshur me një fustan madhështor.

(Foto: Eni Vasili/Facebook)

Natyrisht se ajo nuk mund t’i thoshte ‘jo’ kësaj ftese, transmeton Tiranapost.al.

Prandaj, jo vetëm që e pranoi, por ia kujtoi edhe në fund të intervistës si për t’u siguruar se ishte një ftesë e njëmendtë dhe aspak një fjalë e hedhur sa për të kaluar radhën.

“Shihemi në festival”, thanë të dy dhe ku ujdia u mbyll bashkë me kuriozitetin për të parë Enin edhe si prezantuese në festival.

Exit mobile version