Telegrafi

Adi Krasta këndon në Festivalin e Këngës në RTSH (Video)

Janë duke u zhvilluar netët e edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Nikoqir i këtij edicioni ka qenë moderatori i njohur Adi Krasta, të cilin publikuar shqiptar pati mundësinë që për herë të parë ta shoh në një tjetër formë, kësaj radhe jo vetëm duke moderuar.

Ai për herë të parë, në skenën e Pallatit të Kongreseve vendosi që për herë të parë të provojë këngën, duke kënduar kështu për herë të parë me orkestrën e Festivalit të RTSH-së.

Krasta kishte zgjedhur këngën e njohur italiane “Canzone” të Adriano Celentanos për të kënduar, shoqëruar në piano nga Maestro Elton Deda.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili rikthehet në skenën e festivalit të RTSH-së, pritet me duartokitje të ngrohta nga publiku shqiptar (Foto)

Me gjithë stonaturat dhe gabimet teknike në të kënduar ‘live’, Adi arriti mjaft mirë që ta përfundojë performancën e tij, duke dhuruar një atmosferë të ngrohtë për publikun. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FlWxCkVfZwM